Ballina

HISTORIKU I SHKOLLËS

Viti shkollor 2016/17

 

  • Inagurimi i shkollës është bërë me 21 mars 2016, me çrast kjo datë simbolizon edhe festën Dita e Shkollës së Mesme të Lartë Mikse “Sejdi Kryeziu”.
  • Pas inaugurimit të shkollës janë vendosur dhe kan vijuar mësimet paralelet e ndara të Gjimnazit “Ismail Qemaili” dhe  SHMLP “Andrea Durrsaku” , mësimi është zvilluar në dy ndërrime.
  • Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nr. 103/01B, dt. 30.05.2016, themelohet Shkolla e Mesme e Lartë Mikse në Rogaçicë, ndërsa me vendimin e MASHT-it nr.293/01B dt. 20.12.2016 shkolla emërtohet me emrin “Sejdi Kryeziu”.
  • Drejtor i shkollës më 22.08.2016 u emërua Fahrije Kryeziu.
  • Mbledhja e parë e këshillit të mësimdhënësve u mbajt më 28.08.2016
    • Më 1 shtator 2016 shkolla fillon veprimtarin edukativo arsimore.
    • Të punësuar janë gjithsej 51 punëtor, prej tyre 42 mësimdhënës, 2 stafë administrate, dhe 7 punëtorë teknikë, 21 mësimdhënës janë me plotësim norme, dhe një përgjegjës shkolle me gjysmë norme.

Sejdi Kryeziu | 13.05.1926 22.12.1997

Sejdi Kryeziu u lind më 13.05.1926 në fshatin Rogaçicë të Kamenicë.

I edukuar në një familje bujare, arsimdashëse e patriotike që nga koha, mësimet e para Sejdi Kryeziu i mori në vendlindje, në mejtepin e fshatit Rogaçicë.

Shkollën fillore e nis më 1936, në gjuhën serbe, në të ashtuquajturën “drzhavni jezik”, të cilën gjuhë nxënësit shqiptarë duhej ta mësonin 1 vit shkollor. Shkollën e mesme ekonomike  e kreu në Mitrovicë, dega e Kontabilitetit. Punën e mësuesit,  e filloi në Karaçevë, më 1951. Një kohë jo të gjatë punoi edhe në shkollat fillore të Shipashnicës së Epërme e atë të Bukurocit të Preshevës.

Në kohën kur 85% e popullatës shqiptare të Kosovës nuk dinte lexim-shkrim, e në këtë pjesë të shqiptarisë edhe më shumë se aq, ai mësonte, përveç të vegjlit, edhe të rinjtë e të rejat të moshës mbi 14-vjeçare e madje, deri në atë 45-vjeçare. Krahas ABC-së, realizonte edhe programin kombëtar, atë të arsimimit të brezave të rinj në frymën e atdhedashurisë – të shqiptarisë. Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, si bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Heroit të Kosovës, Metush Krasniqi, më  20.11.1958  arrestohet në  Shkollën fillore të Topanicës, arrestimi i të cilit u bë pikërisht në mësonjëtoren ku dhe mbante mësim, para syve të nxënësve të tij, me një qëllim: thyerjen e moralit të tij dhe futjen e frikës te nxënësit që ai mësonte. Prokuroria e qarkut në Gjilan më 03.02.1959 ngriti aktakuzën, duke e akuzuar për veprimtari armiqësore kundër popullit dhe shtetit.Gjykimi kundër Sejdi Kryeziut me shokë filloi më 1 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.Pas mbajtjes së 5 vjetëve burg në Nish dhe në burgjet e tjera të Serbisë, shkoi në Shkup. Atje, pos disa punëve që kryente sa për të mbijetuar, vazhdoi dhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike  – dega e Gjuhës dhe e letërsisë shqipe.

Ishte viti 1968, koha e ngjarjeve të mëdha e dramatike në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ai ishte në përfundim të studimeve 2-vjeçare, kur përsëri akuzohet për vepër të rëndë, tani për atë “të shkëputjes së Maqedonisë Perëndimore e të bashkimit të saj me Shqipërinë” dhe nga Gjykata e atëhershme dënohet me 7 vjet heqje lirie, prej të cilave, 5 nga to i vuan në burgun famëkeq të Idrizovës.

Pas daljes nga burgu i dytë, Sejdi Kryeziu u kthye në Prishtinë. Aty u punësua dhe,  kurrë nuk u ndal duke bërë përpjekje për  bashkim dhe çlirim nga okupatori serb.

Sejdi Kryeziu ka marrë pjesë në bashkimin e grupeve të ndryshme politike që vepronin në Kosovë gjatë viteve të ’70-ta dhe “80-ta. Sikur edhe të gjithë ish të burgosurit tjerë ishin pjesë aktive për zhvillimin e demonstratave të vitit 1981. Ai, do të jetë aktiv edhe pas vitit 1986, e sidomos, shquhej me rastin e aksionit të Pajtimit të gjaqeve, jo vetëm në Anamoravë, por edhe në Prishtinë. Ai, me autoritetin që kishte, ndikoi mjaft te kryefamiljarët e familjeve të hasmuara që të gjejnë forcë për shtrirjen e dorës së pajtimit. Pas një sëmundjeje të rëndë, Sejdi Kryeziu vdiq më 22.12.1997 në Beograd.

Drejtoreshë

Fahrije Kryeziu

Orari i punës
  • E Hënë8am - 19pm
  • E Martë8am - 19pm
  • E mërkurë8am - 19pm
  • E enjte8am - 19pm
  • E premte8am - 19pm
  • E shtuneClosed
  • E dielClosed
Kalendari
April 2019
M T W T F S S
« Oct    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930